🎮 Netflix dhe FIFA kanë zbuluar lojën e re zyrtare për Botërorin 2026
🗣️ Pas ndarjes së FIFA me Electronic Arts, shumë fansa menduan se FIFA do të rikthehej me një lojë identike me EA Sports FC Mobile. Por informacionet e para tregojnë diçka ndryshe.
👉 Netflix dhe FIFA kanë konfirmuar një lojë të re futbolli që vjen në verën e vitit 2026 për Android, iPhone dhe Smart TV përmes Netflix Games. Loja po zhvillohet nga Delphi Interactive dhe do të fokusohet te një eksperiencë më e thjeshtë, më e shpejtë dhe më e aksesueshme për të gjithë lojtarët.
🗣️ Sipas deklaratave zyrtare, FIFA e re nuk synon të kopjojë EA FC Mobile. Përkundrazi, loja do të ketë gameplay më casual, kontrolle më të lehta dhe ndeshje që mund të luhen shpejt nga telefoni ose televizori.
🗣️ Ndërkohë, EA Sports FC Mobile do të vazhdojë normalisht nga EA Sports dhe mbetet loja kryesore me Ultimate Team, evente live dhe kartat e njohura të lojtarëve